Ramush Haradinaj

Opozita e Kosovës merr draftin për Asociacionin nga BE

1 Dhjetor 2023, 11:40| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 11:43

  • Share

Bashkimi Europian u ka dorëzuar partive opozitare në Kosovë, një kopje të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas zërave të shumta se negociatat në Bruksel janë mbajtur sekrete dhe nuk ka patur shumë transparencë rreth tij.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi për mediat vendase se ka marrë në dorëzim kopjen anglisht të draftit të Asociacionit, dhe shton se një mendim rreth tij, do ta japë vetëm pasi ta ketë shqyrtuar me imtësi.

Edhe partitë e tjera të opozitës Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës raportohet ta kenë marrë këtë draft nga delegacioni i BE, por ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht.

Draft-statuti i Asociacionit i është prezantuar fillimisht kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së pesëshes evropiane në Prishtinë gjatë muajit tetor, e ku ishte i pranishëm edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

 

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?