Operacioni ‘Territori i pastër’, asgjësohen 3561 bimë kanabisi në Shkodër, nuk dihen autorët

10 Korrik, 12:07| Përditesimi: 10 Korrik, 12:17

  • Share

Policia ka asgjësuar 3561 bimë kanabisi në Shkodër

Kanabisi është zbuluar në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.  

Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë.     

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3561 bimë cannabisi.     

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.   

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: