VIDEO/ Operacioni ‘Territor i pastër’ në Krujë, asgjësohen 328 rrënjë kanabis, nuk dihen autorët

11 Tetor 2023, 09:05| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 09:17

  • Share

KRUJË- Policia e Krujës asgjësoi 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës. Ende nuk dihen autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 40-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 328 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.    

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?