Operacioni ‘Tempulli’/ Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit, vihet në pranga 41-vjeçari në Kavajë (EMRI)

26 Tetor 2023, 13:54| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 14:00

  • Share

Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli” është arrestuar një 41-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit te Kavajës.

Mësohet se në pranga ka rënë Fisnik Dedej.

“Gjatë kontrollit fizik 41-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?