Operacioni ‘Tempulli’/ Shisnin kokainë dhe kanabis, në afërsi të lokaleve të natës në Tiranë! Në pranga 8 persona  

5 Nëntor 2023, 11:00| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 11:27

  • Share

Në vazhdën e megaopeacionit “Tempulli”, tetë persona kanë përfunduar në pranga, pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në afërsi të lokaleve të natës të ndryshme në Tiranë.

Në pranga kanë rënë, Kol Braçi, 33 vjeç, Orgito Idrizi, 18 vjeç, Helson Gjabri, 19 vjeç, Arjan Domi , 42 vjeç, dhe Endrit Kotorri, 35 vjeç, Elvi Zani , 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Mësohet se gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve të të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën rreth 160 doza kokainë, dhjetëra doza kanabisi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të lokaleve të natës të ndryshme në Tiranë. Rreth 160 doza lënde narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi, e shuma të ndryshme parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?