Operacioni ‘Tempulli’ në Lezhë, Mirditë dhe Berat! Balla: Lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesor

29 Tetor 2023, 15:05| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 15:11

  • Share

1698588649_1698588597policiakontrolle.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi tre rastet e shitjes së lëndëve narkotike të goditura gjatë 48 orëve të fundit.

Balla shprehet se lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbetet prioritet kryesor i Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë.

Ndërsa e garantoj publikun për goditje sistematike të këtij fenomeni me rezultate të përditshme, ripërsëris porosinë Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të vijojë të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e keqbërësve të narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit i ka sot #PaketëneSigurisënëshkolla dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore”, ka shkruar Balla.


Lajmi kryesor:

Operacioni ‘Tempulli’/Goditen tre raste të shitjes së kanabisit në Lezhë, Mirditë dhe Berat! Arrestohen tre të rinj


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?