Foto ilustruese

Operacioni ‘Tempulli’ në Lezhë, goditen 4 raste të shitjes dhe posedimit të lëndëve narkotike! 2 në pranga dhe 3 nën hetim

16 Tetor 2023, 10:59| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 14:43

  • Share

Në vazhdën e megaoperacionit natidrogë ‘Tempulli’, janë goditur edhe katër raste të tjera të shitjes dhe posedimit të lëndëve narkotike. Këtë herë bëhet fjalë për qytetin e Lezhës, ku 2 persona kanë përfunduar në pranga ndërsa 3 të tjerë janë vënë nën hetim.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë qarkun e Lezhës, policia ka konstatuar 4 raste të shitjes apo posedimit të lëndëve narkotike.

Në Gjormë të Kurbinit, në lokalin e F. Gj., shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në vijim, u kap në flagrancë në këtë lokal, me doza kokaine me vete, G. Z., i cili nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u vunë në pranga F. Gj., 29 vjeç, banues në Kurbin dhe G. Z., 50 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e lëndës së dyshuar narkotike, kokainë.

Ndërsa për 3 rastet e tjera, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për V. Z., 21 vjeç, A. D., 22 vjeç dhe A. Gj., 22 vjeç, të tre banues në Lezhë, pasi nga kontrollet në automjetet me të cilat lëviznin, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi kanabisi, të ndara në doza, të gatshme për shitje.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?