Operacioni ‘Tempulli’/ Goditen dy raste të shitjes së lëndëve narkotike në Mirditë dhe Lezhë, arrestohen  3 persona

2 Nëntor 2023, 14:56| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 14:58

  • Share

Në vazhdën e megaopeacionit “Tempulli”, tre persona janë arrestuar sot në Mirditë dhe Lezhë, pasi iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje.

Në pranga kanë rënë Kastriot Çupi, Paulin Çupi dhe Skender Malaj.

Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, efektivë të Policisë Mirditë dhe Lezhë konstatuan dhe goditën 2 raste të shitjes së lëndëve narkotikëve.

"Në Mirditë, u arrestuan Kastriot Çupi, 46 vjeç dhe Paulin Çupi, 43 vjeç (kushërinj), të dy banues në fshatin Simon, pasi gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të banesave të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 4.3 kg kanabis.

-Në Lezhë, u arrestua Skender Malaj, 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi kokaine", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?