Operacioni ‘Tempulli 2’, lihen në burg 35 nga 43 të arrestuarit në Durrës, 1 në arrest shtëpie! Në Elbasan 18 në burg, 1 arrest shtëpie

25 Janar, 20:33| Përditesimi: 25 Janar, 22:20

  • Share

Në përfundim të një seance maratonë gjyqësore në gjykatën e Durrësit, janë caktuar masat e sigurisë për 43 nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 35 prej të arrestuarve, “Arrest në shtëpi” për 1 prej tyre dhe 7 të tjerë, mes të cilëve dhe një grua, u lanë të lirë me masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë edhe gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për personat e ndaluar në kuadër të megaoperacionit Tempulli 2. Mësohet se për 18 prej tyre gjykata caktoi masë e “arrestit në burg”, ndërsa njëri është liruar me masën e “arrestit të shtëpisë”.

Masa e sigurisë u dha ndaj: D.(E)K., G.H.; A.K.; G.L.; K.A.; A.R.; S.K.; E.L.; D.B.; V.T.; D. Ç.; A.Ll.; B.K.; H.S.;G.D.; A.R.; XH.S.; D.P.; XH.P.;.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?