Foto nga operacioni

Operacioni ‘Restart’ në Korçë, prokuroria: Në 7 operacione u arrestuan 19 persona dhe u sekuestruar 485.5 lëndë narkotike

1 Maj 2022, 11:02| Përditesimi: 1 Maj 2022, 11:06

  • Share

Përgjatë një hetimi 6 mujor, në kuadër të operacioneve të koduar ‘Restart’, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, në Korçë janë sekuestruar 485, 5 kg lëndë narkotike.

Prokuroria e Korçës njofton se përgjatë këtij 6 mujori, nga periudha Nëntor 2021 deri në Prill 2022 janë kryer 7 operacione, që kanë  çuar në pranga 19 persona.

Prova materiale të sekuestruara, kanë qenë 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 9 fishekë pa leje.

‘Shtatë operacionet që çuan në arrestimin e 19 shtetasve dhe sekuestrimin e 485, 5 kg lëndë narkotike

Hetimet gjashtë mujore dokumentuan veprimtarinë kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi referimet e bëra nga Drejtoria Vendore e Policisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283 i K.Penal, ka rregjistruar disa procedime penale në përfundim të punës së saj 6-mujore.

Për hetimin e këtyre procedimeve penale janë aplikuar metodat speciale të hetimit, përgjimet telefonike apo vëzhgimet ambientale.

Si rrjedhojë, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike për 31 persona të dyshuar, shumica prej të cilëve në më shumë se një rast.

Prej datës 07.11.2021, nën drejtimin e Prorkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore e Policisë Korçë, janë kryer 7 (shtatë) operacione të quajtura "Restart", në kuadër të Trafikimit të Lëndëve Narkotike si më poshtë:

Nga periudha Nëntor 2021 deri në Prill 2022

Numri total i të arrestuarve - 19

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar - 485, 5 kg

Prova materiale të sekuestruara – 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 9 fishekë pa leje.’- njofton prokuroria.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?