Pamje nga operacioni

Drogë me autobus dhe trena nga Shqipëria në Itali e Gjermani/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve në Vlorë, vihet në pranga 30-vjeçari

10 Mars 2021, 08:31| Përditesimi: 10 Mars 2021, 09:02

  • Share

VLORË- Në vijim të operacionit ndërkombëtar 'TIBUS', ka shkuar në 6 numri i të në Shqipëri. Policia njofton se është vënë në pranga 30-vjeçari Andi Veshaj, i shpallur në kërkim nga Italia.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve". 

‘Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht: A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri. Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve'. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.’- njofton policia.

Një ditë më parë pas një operacioni ndërkombëtar anti-drogë, u arrestuan 55 persona, 27 prej të cilëve ishin shqiptare. Policia shkatërroi grupin shqiptaro-nigerian, ndërkohë që 6 prej anëtarëve u prangosën në Vlorë. Mësohet se në Vlorë janë arrestuar Rezart Elmazaj Dionis Moskaj, Albano Juzaj, Ersild Nelaj dhe Zeqir Aliaj. 

Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?