Operacioni ‘Metamorfoza’, Apeli i GJKKO-së lë në burg Pëllumb Gjokën e të arrestuarit e tjerë! Avokati: Përgjimet e 'Encrochat' s'duhet të merren si provë

31 Gusht 2023, 08:26| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 07:23

  • Share

Gjashtë personat e arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza” me akuzat për vrasje, grup kriminal dhe korrupsion u lanë në burg nga gjykata e posaçme e Apelit, mes tyre edhe ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-shefi i operacionales në policinë e shtetit, Oltion Bistri.

Vendimi nuk u prit mirë nga avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani i cili tha se është kundër arrestimeve për show teksa paralajmëroi rekurs në gjykatën e lartë.

‘Gjykata nuk arrin të jetë në nivelin e kolegeve në perëndim. Edhe si ministër jam shprehur kundër arresteve për show. Nëse duan të hetojnë të hetojnë por me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. Pëllumb Gjoka nuk ka një akuzë zyrtare, asnjë! Nuk është i pandehur është persona në hetim.’- tha Manjani.

Nga gjashtë të arrestuarit, Apeli la në fuqi masat me izolim në qeli pëër pesë prej tyre, ndërsa vendimi për ish-zyrtarin e policisë Oltion Bistri, u mor me mospranim të kërkesës për shkak të dorëzimit të saj jashtë afatit në gjykatën e Apelit.

Gjashtë të prangosurit dhe nëntë persona të tjerë në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj, akuzohen për një vrasje, pesë tentativa vrasje si dhe grup kriminal e korrupsion. Për veprën e fundit, akuzohen ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-zyrtari i policisë Oltion Bistri, të cilët kundrejt përfitimeve monetare bashkëpunonin me anëtarët e grupit kriminal. Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.

Në këto mesazhe, biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar që Behar Bajri të kryente vrasjen e Klenthi Musabelliut, ish punonjës I policisë së burgjeve, duke ofruar 120 mijë euro. Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke kanë shkëmbyer objektivët. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua.

Të arrestuarit e “Metamorfoza”

Pëllumb Gjoka, biznesmen

Xhevahir Lita, prokuror

Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales

Ardit Hasanbegaj, ish-polic

Asmer Bilali

Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës

Ora 10:21
Apeli i GJKKO lë në burg Pëllumb Gjokën, Avokati Manjani: Jam kundër arrestimeve për 'show'! Shprehja e Enverit tani do bëhet 'i gjithë populli në burg'

Apeli i GJKKO-së nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe 5 të arrestuarit e tjerë duke lënë në fuqi ‘arrestin me burg’.  

Avokati Ylli Manjani në një prononcim për median jashtë gjykatës e quajti të papranueshme dhe se do i drejtohet gjykatës së Lartë dhe asaj  Kushtetuese.

Gjykata nuk arrin të jetë në nivelin e kolegeve në perëndim. Edhe si minsitër jam shprehur kundër arresteve për show. Nëse duan të hetojnë të hetojnë por me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. Pëllumb Gjoka nuk ka një akuzë zyrtare, asnjë! Nuk është i pandehur është persona në hetim. Shprehja e shokut Enver i gjithë populli ushtar do të bëhet i gjithë populli në burg”

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 01/09/2023 22:47

    pra avokati nuk i njihka afatet e paraqitjes se ankimimit, fut uje

    Përgjigju
  • Mario: 01/09/2023 06:40

    thua te kete kuptuar icitap kush eshte koke turku tek metamorfoza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?