KRUJË- 16 persona janë arrestuar, 24 janë janë shpallur në kërkim dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në operacionin e koduar “Agimi”, të zhvilluar në zonat e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, të akuzuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim.
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga Policia e Shtetit dhe nga ajri të kryera me avion nga Guardia di Finanza, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kontrolluan sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.
Në pranga të policisë kanë përfunduar jo vetëm persona që dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike, por edhe një punonjës i OSHEE-së dhe kryeplaku i fshatit Halil, Flamur Halili, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Report Tv mëson se janë vënë në pranga për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim, shtetasit Xhavit Kullaj dhe Dashamir Kullaj, banues në Halil, (babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa. Xhavit Kullaj, nuk është një emri i panjohur për policinë, pasi edhe në vitin 2014 është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike. Në tokën e tij në 2014 u asgjësuan 650 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Stiva.
Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit Asllan Deliu, 27 vjeç, banues në Nikël; Marsel Loci, 20 vjeç, banues në Larushkë;
Eldi Kacelli, 18 vjeç, banues në Qerekë; Indrit Kullaj, 33 vjeç, banues në Arrameras; Dashamire Deliu, 49 vjeçe, banuese në Nikël; Musait Vathi, 16 vjeç, banues në Halil; Ferit Kullaj, 34 vjeç, banues në Halil; Erlind Almeta, 30 vjeç, banues në Halil; Fetije Kullaj, 56 vjeçe, banuese në Halil; Refik Deliu, 53 vjeç, banues në Halil; Erjon Deliu, 26 vjeç, banues në Halil. Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi Flamur Halili, 61 vjeç. Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit Ervin Perlica, 32 vjeç, dhe Sokol Kullaj, 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve: E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël. Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
Report Tv solli një ditë më parë pamje ekskluzive nga operacioni anti-kanabis, i cili nisi në rrethin e Krujës në orët e para të mëngjesit. Në operacion u përfshinë mbi 200 efektivë të RENEA e FNSH dhe do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, Lezhë dhe Shkodër.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar emrat e të 16 të arrestuarve në operacionin masiv anti-kanabis të zhvilluar në zonën e Krujës. Të arrestuarit janë Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu , Erjon Deliu , Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.
Papapapa çpo na shohin syte e degjojne veshet! Rro o plaku Mere,rro!Degjo e shih çpo i punojne BushRilindjes se Krujes,hajde karadyzen hajde.
Përgjigju