Foto ilustruese

Operacioni ‘Lojtari’ në Berat/ U kapën duke vënë baste sportive, policia arreston 19 vjeçarin dhe procedon penalisht 4 persona të tjerë

28 Nëntor 2022, 14:10| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 14:11

  • Share

Një 19 vjeçar është arrestuar në Berat dhe katër persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vendosur baste sportive në një lokal.

I riu H.H i cili administronte një lokal të fshatin Dynishk të Beratit u kap duke vendosur baste sportive në celularin e tij. Gjithashtu është proceduar penalisht 38 vjeçari K.L dhe tre shtetas të tjerë të cilët teksa ndodheshin në lokalin që administrohej nga 38 vjeçari janë kapur duke vendosur baste sportive në telefon.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?