Operacioni ‘Kurrë mos harro’, lihen në burg anëtarët e bandës së Laert Haxhiut! Avokati i Klea Gjatës: Nuk verifikohen dëshmitë e të penduarit për 3 ditë

1 Tetor 2023, 14:01| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 15:26

  • Share

ELBASAN- Anëtarët e bandës së Laert Haxhisë janë lënë në burg. 11 pjesëtarët e bandës dolën sot nën masa të rrepta sigure para Gjykatës së Elbasanit, ku u njohën me masën e sigurisë. Ata ranë në pranga pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ishte edhe vetë i pranishëm në seancën e sotme bashkë me shoqen e Laert Haxhiut, Klea Gjata. Avokati i kësaj të fundit ka thënë se nuk mund të verifikohen dëshmitë e të penduarit për tre ditë.

"Ka një mungesë motivacioni të prokurorisë në veprimet hetimore të saj. Nuk ndodh që për 3 ditë të ketë verifikim dhe konfirmim deklaratash të një të penduari. Organi i akuzës ka përdorur metoda ekstra ligjore, për interesa te caktuara”, ka thënë avokati i Klea Gjatës, Detar Hysi.

Report Tv ka mësuar përmes burimeve se 9 të arrestuar qëndruan prapa hekurave në sallën e gjyqit, ndërsa nuk kishte afërsi të tyre fizike me të pandehurin Artan Tafani. Ky i fundit u mësua me masën e sigurisë në sallë, duke kryqëzuar me “miqtë” që fundosi vetëm shikimet. Jashtë në sallë u mësua me rivlerësimin e masës edhe Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhiut. 39-vjeçari Tafani, thonë burimet, nuk ka deklaruar asgjë në seancë, përveç disa buzëqeshjeve që dukeshin si karshillëk ndaj 9 të tjerëve brenda kafazit.

Edhe këta të fundit nuk thanë gjë në gjykatë, teksa lanë avokatët e tyre t’i mbrojnë. Pjesa më e madhe e tyre përdorën argumentin e kohës së shkurtër, të pamjaftueshme sipas tyre për të verifikuar thëniet e Tafanit. Këtë të diel dolën në gjykatë vetëm 11 persona për komunikimin e masës së sigurisë, ndërsa mungoi Laert Haxhiu, i cili është i arrestuar në Greqi që prej muajit maj.

“Kurrë mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares. Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes nën kërcënimin e armës së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2023. Ai u arrit të identifikohej nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së.

Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejtë për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës. Pendesa e tij vijoi me operacionin “Kurrë mos harro” ku u firmosën 15 urdhërarreste, nga të cilat 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.

Akuzat për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut

  1. -Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli)
  2. -Lulzim Spahija (Arapi), akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku),  “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe  Arjan Aliço), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele).
  3. -Ligor Romacka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (2 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
  4. -Erisiano Abedini i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku).
  5. -Bledar Berberi i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj).
  6. -Maringlen Topuzi i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
  7. -Idriz Manej, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), të parashikuar nga neni 78 e 25 të Kodit Penal.
  8. -Fatjon Veliu, i akuzuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).
  9. -Bujar Abedini, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi).
  10. -Enriko Xhahysa, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
  11. -Klea Gjata e akuzuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ora 15:09
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiut, i penduari Artan Tafani ‘karshillëk’ ndaj 'miqve' që fundosi, shikime dhe buzëqeshje brenda kafazit

1696167702_finalprojekt.00413503.Still089.jpg

11 pjesëtarët e bandës së Laert Haxhiut u përballën sot në Gjykatën e Elbasanit me njëri tjetrin ku u njohën me masën e sigurisë. Report Tv ka mësuar përmes burimeve se 9 të arrestuar qëndruan prapa hekurave në sallën e gjyqit, ndërsa nuk kishte afërsi të tyre fizike me të pandehurin Artan Tafani.

Ky i fundit u mësua me masën e sigurisë në sallë, duke kryqëzuar me “miqtë” që fundosi vetëm shikimet. Jashtë në sallë u mësua me rivlerësimin e masës edhe Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhiut.

39-vjeçari Tafani, thonë burimet, nuk ka deklaruar asgjë në seancë, përveç disa buzëqeshjeve që dukeshin si karshillëk ndaj 9 të tjerëve brenda kafazit. Edhe këta të fundit nuk folën në gjykatë, teksa lanë avokatët e tyre t’i mbrojnë. Pjesa më e madhe e tyre përdorën argumentin e kohës së shkurtër, të pamjaftueshme sipas tyre për të verifikuar dëshmitë e Tafanit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?