Dedan Gjoni, Bujar Germizi dhe Jonida Babameto

Operacioni i SPAK, Mustafi, Germizi dhe Shefi i Krimeve Dedan Gjoni tentuan të vrisnin 2 vëllezër! Dyshohet se oficerja që punonte te Interpol u jepte informacione

21 Nëntor 2023, 09:22| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 14:06

  • Share

1700556011_111.jpg

Dedan Gjoni, Bujar Germizi dhe Jonida Babameto

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi bën me dije se 2 prej të arrestuarve nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Sipas SPAK 'vrasja do të kryhej në Republikën e Shqipërisë;

Ndërkohë Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit ndaj të cilës është dhënë masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje' është shoqëruar në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se gjatë kohës që punonte në Interpol ka dhënë informacione nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani, informon gazetarja e Report Tv. Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.


Lajmi kryesor:

Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, arrestohet Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve Dedan Gjoni! Në kërkim Eralbi Breçani, Ervin Mata dhe 4 të tjerë


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?