Operacioni i përbashkët anti-drogë, arrestohen 12 persona në Itali dhe 1 në Shqipëri (FOTO+VIDEO)

11 Shtator 2020, 15:40| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 15:49

  • Share

Policia italiane dhe shqiptare, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, u bë ekzekutimi i urdhër-arresteve për 12 shtetas, nga të cilët 7 me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë.

Në Shqipëri, është vënë në pranga një anëtar i këtij grupit kriminal.

Në operacionin e ditës së sotme, u bë kapja dhe ndalimi i 27 vjeçarit Reval Hysenaj., banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian. 

Në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, 27 vjeçari kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu Hysenaj ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Ndërsa në Itali, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i  11 urdhër-arresteve  për disa persona rezident në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Vijon puna e përbashkët  për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Droga e sekuestruar dhe deklarata per mediat e shefave policise Italiane

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?