Mbushën autobusin me mall kontrabandë, arrestohen 4 persona! Dy prej tyre nga Kosova

4 Gusht 2022, 15:42| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 15:59

  • Share

Në Tiranë janë arrestuar 4 persona pasi bashkëpunonin për të tregtuar mallra kontrabandë.

Dy prej të arrestuarve janë banues në Kosovë, përkatësisht Y.F. 18 vjeç me profesion faturino dhe SH.S. 31 vjeç, shofer i një linje transporti.  B.K. 53 vjeç është banues në Tiranë, dhe administrator i një subjekti tregtar, ndërsa E.S., banues në Elbasan dhe administrator i një subjekti tregtar.

Arrestimi në flagrancë i tyre është bërë pranë të pallatit të sportit "Asllan Rusi".

Policia ka lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues Sh. S. dhe faturino Y. F.

Gjatë kontrollit në autobus u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit B. K. dhe E. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?