Kokainë, kanabis e armë në Itali, zbulohet shqiptari i 17-të i 'Besës', vlonjati u arrestua në 2019

9 Mars 2020, 16:43| Përditesimi: 9 Mars 2020, 17:11

  • Share

Në kuadër të operacionit 'Besa' që u finalizua pak ditë më parë në Itali dhe që çoi në pranga në total 25 persona, ka rezultuar i përfshirë edhe një i ri nga Vlora, i cili është Enton Kurti. Aktualisht Kurti ndodhet në burg, pasi u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për prodhim dhe shitje droge, ndërsa tashmë i është komunikuar akuza në qeli.

Gjatë operacionit në Vlorë u ushtruan disa kontrolle banesash. Operacioni "Besa 2018" është organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare, hungareze dhe turke. Guardia Di Finanza në Treno ekzekutoi në 5 mars, 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal që operonte në provincën e Bolcanos dhe në rajonin e Venetos, mes të cilëve pjesa më e madhe shqiptarë.

Operacioni i koduar “Besa 2018” filloi në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 personave në Itali dhe 3 jashtë saj, 25 në total. Policitë në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunuar për zbardhjen e skemës së funksionimit të grupit kriminal.

Në kuadër të operacionit, gjatë 2 vitesh hetime janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë (lexo këtu arrestimet që u kryen në Itali).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?