Kronikë

Operacioni anti-korrupsion në Lushnje, Report Tv zbardh emrat e 11 të arrestuarve! Koka e grupit dyshohet se ishte ish-kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit

6 Korrik 2021, 10:35| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 13:42

  • Share

Report Tv ka zbardhur emrat e personave të arrestuar në kuandër të operacionit anti-korrupsion në Lushnje. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se një prej të arrestuarve është Flamur Peqini, i cili është i kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike. Ai dyshohet si kreu i grupit.

Arrest me burg
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim. "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.
Gazmend Çela" zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; ankande
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;


Lajmi kryesor:

Tenderi abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 bashkëpunëtorët e tij! Koka e grupit kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?