Operacioni anti-kanabis në Lezhë, Shkodër, Krujë dhe Tropojë! Policia bën ‘bilancin’: Në 72 orë u asgjësuan 3543 bimë narkotike! Mbi 1 mijë policë pjesë e aksionit

27 Gusht 2023, 13:23| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 13:34

  • Share

Më shumë se një mijë punonjës policie u angazhuan tri ditët e fundit në aksionet antikanabis në gjithë vendin duke përdorur 25 dronë për vëzhgim nga ajri në zonat e dyshuara për mbjelljen e bimëve narkotike.

Policia e shtetit tha se gjatë këtyre aksioneve, 3543 bimë narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të fazës së 34 të aksionit Imazhi, në fshatin Malbardhë, Kurbin u evidentuian 219 bimë kanabisi.

Gjatë hetimeve për këtë parcelë droge, Policia identifikoi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin me inciale B. A., banues në Milot. Ndërkaq, 45 bimë kanabisi u asgjësuan në fshatin Breg Lumë në Tropojë, në vazhdim të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.

Pas evidentimit të bimëve narkotike, policia tha se kryetari i këtij fshati u procedua penalisht, për shpërdorim të detyrës pasi nuk kishte denoncuar kultivimin e kanabisit.

Sipas njoftimit të policisë, 1932 bimë narkotike u asgjësuan në territorin e bashkive Shkodër dhe Vau i Dejës, ndërsa në malësinë e Krujës, janë asgjësuar edhe 688 bimë të tjera në vijim të operacionit “Territor i pastër”. Policia tha se operacioni policor antikanabis po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me kontrolle nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e Guardia Di finanza.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?