Plantacion me kanabis në Malësi të Madhe, zbulohen 8 mijë fidanë në 27 sera! Arrestohet organizatori, nën hetim drejtori i pyjeve dhe punonjësit e Ujësjellësit (VIDEO)

29 Mars 2023, 09:22| Përditesimi: 29 Mars 2023, 10:43

  • Share

MALËSI E MADHE – Një plantacion droge është zbuluar në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t'u mbjellë në tokë. Fidanët ishin 20 metra në thellësi të kraterit që ka shërbyer për marrje inertesh ë vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik.

Në pranga ka rënë 52-vjeçari Nesti Velaj alias Errnest Veshtaj, i dyshuar si organizator i kultivimit.

Nga operacioni antikanabis i koduar “Krateri”, nisi hetimi për 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, Gjovalin Gjekaj, drejtori i pyjeve dhe punonjësit e Ujësjellësit, Roland Gjekaj (specialist) dhe Arben Hysaj (hidraulik). Ata mbulonin zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë. Nga pamjet duket se serat janë në një ambient të hapur, ku janë dërguar bimët e kanabisit dhe sende që shërbejnë për rritjen e tyre që deri më sot kanë arritur t'i shpëtojnë syrit të policisë.

Gjatë kontrollit në banesën e organizatorit të dyshuar, u gjetën 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe ato të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për organizatorin e dyshuar, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa për 3 punonjësit e Bashkisë Malësi e Madhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ora 09:31
‘Arenë’ kanabisi në Malësi të madhe, pamjet brenda platacionit me 27 sera

 

Këto janë pamjet e megaoperacionit në Malësi të Madhe me 27 sera kanabisi në Malësi të Madhe ku ran ë pranga një 52-vjeçar. U sekuestruan 8 mijë fidanë në 27 sera. 

Ora 09:30
EMRAT/ Kush është 52-vjeçari që organizoi kultivimin e kanabisit në 27 sera në Shkodër! Nis hetimi për 3 të tjerë

 

52-vjeçari i identifikuar si Nesti Velaj alias Errnest Veshtaj është arrestuar nga policia në Malësi të Madhe pasi ishte organizatori i kultivimit të kanabisit në 27 sera.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit Gjovalin Gjekaj, Roland Gjekaj dhe Arben Hysaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durrsaku: 29/03/2023 09:54

    O rama ! Po saliu thot qe je narkoshtrt ! Si i kapke ti keto kshu dhe para zgjedhjeve ????dhe ku ne shkoder ?????

    Përgjigju
    • Punto Nero: 29/03/2023 17:53

      Nuk mundet të jetë narko-shtet Rama. Ata i kanë mbjellë në kohën e Saliut. Ndërsa Rama i kapi. Rama, burrë i mirë. Si te ajo historia me mushkonja, avionë, rrota e avionit

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?