Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e kokainës së kapur nga policia e Tiranës. 5 të rinjtë shisnin kokainë dhe mbi pako printonin logon e ‘Monclear. Burime bëjnë me dije se hetuesit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë siguruan prova të mjaftueshme për të arrestuar 5 personat që merrnin kokainë në Durrës dhe Shijak dhe më pas e shisnin në Tiranë, kryesisht në lokale të ish-Bllokut.
Përveç përgjimeve të cilat konfirmuan shitjen e kokainës, është bërë edhe blerje e simuluar nga ana e agjentëve të infiltruar të policisë. Të arrestuarit nuk janë të proceduar më herët për trafikim kokaine, por kanë procedime të veprave të tjera më të lehta si kundërshtim i punonjësve të policisë, trazira në stadiume, etj. Policia po verifikon edhe për persona të tjerë të përfshirë.
Marka Monclear:
Moncler SpA është një shtëpi luksoze italiane e modës e specializuar në veshje me seli në Milano, Itali. Kryesisht merret me dizajnë veshjesh që kryesisht janë shumë të shtrenjta.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tiranë, 1.1 kg kokainë në pakon “Monclear”, 5 të arrestuar! Droga sigurohej në Durrës, do shpërndahej në lokalet e natës në kryeqytet
G.MO//ReportTv.al