Operacioni 24 orë mbi liqen, rikthehet energjia për 4 mijë banorë të Mirditës (VIDEO)

3 Prill 2020, 14:59| Përditesimi: 3 Prill 2020, 15:03

  • Share

MIRDITË- Një operacion që ka zgjatur për 24 orë, u ka rikthyer energjinë elektrike 4 mijë banorëve të Mirditës. 

Defekti u shkaktua pranë liqenit në HEC, Ura e Fanit, në një gjatësi prej 1423 metra, ku dy kampatat e linjës që pësuan defekt gjendeshin mbi ujë .

Në këtë operacion morën pjesë 70 punonjës të drejtorisë së Tensionit të Lartë në Veri dhe për riparimin e defektit u desh ndërhyrja me varkë.

"Rreth 70 punonjës të drejtorisë së Tensionit të Lartë (DTL) njësia Veri, u angazhuan 24 orë për riparimin e linjës 35 kV #Rrëshen-Kalimash.  Defekti u shkaktua pranë liqenit në HEC Ura e Fanit, në një gjatësi prej 1423 metra.  Brigadat e linjave të Shkodrës, Mirditës dhe Kukësit punuan në kushte mjaft të vështira të motit, duke shpërfillur dhe rrezikun nga COVID 19. Dy kampatat e linjës që pësuan defekt gjendeshin mbi ujë, ndaj u përdorën varkat për të rikuperuar kabullin e këputur dhe riparuar rrjetin elektrik për 4000 banorët e zonave Kaçinar, Bukmir, Simon, Kushnen, Shengjergj, Kalur, Arrëz dhe Molaj", njofton OSHE.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?