Kanabis

Operacionet antikanabis, Balla: Paketa e sigurisë në shkolla, garant i mbrojtjes së nxënësve që rrezikohen nga rrjetet e shpërndarjes së drogës

4 Shtator 2023, 14:08| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 14:15

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.

Sipas Ballës kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka sjellë një rritje të përdoruesve, kryesisht në moshat e reja.

“Unë jam vetë prind dhe i mirëkuptoj të gjithë prindërit, gjyshërit, familjet shqiptare të cilët presin nga Policia e Shtetit më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjeltë. Paketa e Sigurisë në shkolla do të garantojë një PERIMETËR SIGURIE përreth shkollave dhe ashpërsim të ndërshkimit të keqbërësve që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve/të rinjve, me fokus të veçantë goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, thekson minisrtri Balla.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?