Ishuli i Sazanit

Operacion për asgjësimin e municioneve në ishullin e Sazanit, ndalohet lundrimi i anijeve për 9 orë

7 Korrik 2020, 19:44| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 19:50

  • Share

Forcat e Armatosura do të zhvillojnë operacion për asgjësimin e municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit ditën e nesërme. Sipas komandës së Forcës Detare operacioni do të zhvillohet ditën e nesërme nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00.

Të gjitha mjetet lundruese e kanë të ndaluar të lundrojnë apo të jenë prezente gjatë kryerjes së operacionit dhe duhet të jenë në një distancë 2 milje detare rreth ishullit gjatë orarit të caktuar.

Njoftimi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?