187 kg kanabis në doganën e Kapshticës në Korçë, prangoset 1 person, 4 të tjerë nga i njëjti grup i arrestuan 1 muaj më parë

12 Dhjetor 2021, 10:33| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 14:20

  • Share

Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit "Restart" në Korçë, i nisur një muaj më parë nga Policia, Stacioni Policor Kufitar i Kapshticës dhe SHÇBA. Në vijim të operacionit mbrëmjen e së shtunës u sekuestrua edhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike kanabis sativa si dhe është vënë në pranga poseduesi i drogës, Gjergji Mollanji, i cili tentoi t'a trafikuar në drejtim të shtetit grek. Autoritetet kishin marrë informacione përmes rrugëve operative se ky person po trabsportonte drogë me mjetin e tij “Mazda”. Në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin dhe aty është konstatuar lënda narkotike e ndarë në 61 pako të ndryshme. 

Në total në këtë operacion u sekuestruan 187.4 kg kanabis sativa, që synoheshin të trafikoheshin në drejtim të Greqisë. Në datën 6 nëntor u arrestuan katër persona dhe u sekuestrua 114 kg kanabis. Mes të arrestuarve ishte edhe avokati Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge. Po ashtu u arrestuan edhe, Ligor Romaçka, Idriz Manej dhe Albion Çiko. Avokatin Mosku iu gjet 66 kg kanabis, ndërsa Romaçkës ju gjet në magazinë 48 kg me 1 pistoletë sportive dhe 1 makinë pa dokumentacion.

Njoftim i plotë: 

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar "Restart".

Shkon në 5 numri i të ndaluarve dhe në 187.4 kg lëndë narkotike të sekuestruar në kuadër të këtij operacioni që ka startuar një muaj më parë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit.

Në vijim të operacionit  mbrëmjen e djeshme u sekuestrua dhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis si dhe është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike që tentonte për t'a trafikuar në drejtim të shtetit grek.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, në vijim të operacionit të koduar "Restart", nisur 1 muaj më parë, ku u vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara  hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i informacioneve të grumbulluara nga hetimet proaktive, gjatë mbrëmjes së djeshme u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit Gj. M., 47 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas qarkullonte  me automjetin tip "Mazda" dhe është mbajtur në ndjekje nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë,  deri në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara shërbimet e përbashkëta policore e kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin që ky shtetas drejtonte.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, shërbimet e policisë  gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 pako me peshë 73.4 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të kundërligjeshme, në të cilën janë përfshirë disa shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kinezi: 12/12/2021 12:53

    Kush ka shku nen drejtor pilicie atije ka per ta ber korcen si dubai ta shofin ashashin me dylbi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?