Operacion kundër trafikut të drogës e armëve në disa vende të BE-së, lëshohen 25 urdhër-arreste! Sekuestrohen 3.8 mln euro pasuri

5 Qershor 2023, 09:19| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 14:08

  • Share

Një operacion i madh kundër trafikut të drogës e armëve po zhvillohet në Itali dhe në vende të tjera të BE-së. Deri tani sipas mediave italiane janë lëshuar 25 urdhër-arreste, të cilët dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar me qëllim trafikun e drogës e trafik armësh. 

Mediat italiane kanë zbardhur edhe emrat e 25 të dyshuarve, pjesa me e madhe e të cilëve janë nga Italia.

Gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar po ashtu dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.

Megaoperacioni i autoriteteve italiane, gjermane e belge, po drejtohet nga kryeprokurori i Antimafias së Catanzaro Nicola Grattteri, i kordinuar nga Eurojust dhe me mbështetjen e Europolit.

Hetimet kanë nisur që nga viti 2020 në kujdesin e Ekipit të Përbashkët Hetimor të përbërë nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare, policia gjermane, ajo e Belgjikës, Eurojust dhe Europol.

Organizata e dedikuar për trafikun e drogës dhe armëve, e shkatërruar tashme, me një bazë operacionale në provincën e Kozencës, me degë në Gjermani, merrej me importimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe hashashit. 

Arrestimet u kryen në Kalabri, Gjermani dhe Spanjë me ndihmën e mbi 200 hetuesve dhe ndihmën e njësive të Antiterrorizmit, njësisë kundër trafikut të drogës dhe forcave ajrore të Guardia di Finanza. Në Belgjikë autoriteti gjyqësor urdhëroi arrestimin e 9 personave. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?