Operacioni i Europol

Operacion i Europol kundër veshjeve të falsifikuara në vendet e BE, 378 persona të arrestuar! Mallrat vinin nga Kina, Turqia dhe Vietnami

6 Qershor 2023, 15:12| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 15:25

  • Share

Mes muajve të marsit dhe dhjetorit të vitit 2022, Europool koordinoi operacionin e parë në disa vende të Bashkimit Europian kundër tregtisë së veshjeve këpucëve dhe aksesorëve të falsifikuar. Operacioni ‘Fake Star’ i udhëhequr nga policia e Spanjës dhe e Greqisë përfshiu 17 vende në total ku u arrestuan 378 persona.

Gjatë operacionit, autoritetet kombëtare kontrolluan zonat tregtare dhe industriale, tregjet, zonat turistike, magazinat, dyqanet dhe vende të tjera të ngjashme ku mund të shiten mallra të falsifikuara. Autoritetet e përfshira kryen gjithashtu aktivitete operacionale në porte, dyqane të hapura dhe kompani të vogla të shpërndarjes së parcelave të tregtisë elektronike.

Në total në kuadër të operacionit janë sekuestruar:

1 956 607 rroba, këpucë dhe veshje të falsifikuara, me vlerë totale përafërsisht deri në 87 milionë euro.

Mallrat sportive dhe ato të luksit ishin në krye të listës së falsifikimit të sekuestruar.

Sipas hetimeve personat e arrestuar përdornin rrjetet e mediave sociale për të reklamuar produkte të falsifikuara.  Megjithatë, ky nuk është një trend i ri pasi tregtia e mallrave të falsifikuara në internet është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Mallrat e falsifikuara të sekuestruara kishin origjinën kryesisht nga jashtë Evropës, ku burimet mbizotëruese ishin Kina, Hong Kongu, Turqia dhe Vietnami. Sa i përket transportit, falsifikimet hynë në vendet e BE nga toka ose nga deti. Përveç trafikimit të falsifikimit, autoritetet zbuluan edhe aktivitete të tjera kriminale të kryera nga rrjetet e identifikuara kriminale.

Vendet pjesëmarrëse:

Shtetet Anëtare të BE-së: Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Franca, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Vendet e palëve të treta: Serbia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?