Operacion 'blic' Anti-drogë në Vlorë, 7 të shoqëruar! Ishin në vëzhgim prej kohësh...Në aksion dhe policia e Tiranës (VIDEO)

17 Shtator 2020, 08:47| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 15:18

  • Share

VLORË- 7 persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm si rezultati i një operacioni të kryer për droga të forta, kokainë.

 Report Tv me gazetarin Armand Xhelili mëson se në ky aksion blic është shtrirë në disa pika të ndryshme të Vlorës, ku në mbështetje të efektivëve të qytetit bregdetar kanë shkuar forca nga Tirana. Personat e shoqëruar janë mbajtur në vëzhgim prej disa javësh dhe më pas është bërë ndërhyrja për kapjen e tyre. 

Ndërkohë, paralelisht me aksionin e mbrëmshëm, prej ditësh ka nisur një aksion Anti-Kanabis në lumin e Vlorës dhe të fshatrave të Bashkisë Selenicë. Burime nga Policia bëjnë me dije se patrullat nga ajri kanë evidentuar mbi 40 "njolla", zona ku është kultivuar kanabis ku po punohet për asgjësimin e tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 17/09/2020 10:17

    Mire qe i kerkojne te huajt se po te ishte per keta te tonet, apo vrasjet ndermjet tyre, ferre ne kembe sdo i kishte hyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?