VIDEO/ Zbulohen 2 shtëpi bari në Vlorë dhe Selenicë! 6 në pranga, mes tyre 4 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike

10 Shkurt 2023, 09:19| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 14:28

  • Share

Blutë e Vlorës prej disa javësh kishin informacione se në një vilë në mes të qytetit bregdetar në lagjen 10 korriku kultivohej kanabis me llamba. Policia e mbajti nën vëzhgim vilën luksoze 3 katëshe me këtë sipërfaqe të madhe, rrethuar me mure të larta, garazhe makinash e sistem kamera sigurie, brenda së cilës gjatë momenteve të monitorimit nuk jetonte asnjë person. Efektivët mund ta kishin zgjatur edhe më shumë në kohë vëzhgimin e vilës për të kapur krerët e grupit kriminal, por të enjten e 9 shkurtit pasdite, një person hyri me shpejtësi brenda vilës.

Policisë së Vlorës iu desh të ndërhyjë. Personi nuk po vraponte kot. Forcat Shqiponja dhe efektivë të komisariatit të Vlorës po e ndiqnin pasi dyshohej se kishte plagosur një person po në lagjen “10 korriku” ku ndodhej vila. Në duart e policisë ra Ledjon Zahaj 38 vjeç. Vila që zgjodhi për strehim ishte në pronësi të kunatit të tij, Lorenc Xhaferi, 42 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Një veprim i pamenduar që i kushtoi shtrenjtë. Dy katet e vilës së luksit, i pari dhe i treti ishin kthyer në laboratorë për kultivimin e kanabisit me llamba, ndërsa e gjithë vila tashmë është sekuestruar.

   “Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave”-tha Ermal Muça, drejtor i policisë së Vlorës.

Por pse ndodhi plagosja që coi në zbulimin e vilës me drogë?

Report Tv mëson se Dëfrim Pashaj po punonte tonën pranë vilës së kanabisit, dhe  Ledjon Zahaj i ka kërkuar llogari nga oborri, të mos punojë tokën afër pronës së kunatit të tij. Pas sherrit fizik, Zahaj ka qëlluar me armë gjahu duke lënë të plagosur 40-vjeçarin.

Kjo supervilë në mes të Vlorës, e cila edhe nëse nuk do të kultivonte kanabis, do kishte fatura të majme të energjisë elektrike, i ka verbuar me lekë sytë e elektricistit Edmond Begaj, 26 vjeç dhe faturistit Gentjan Metushi 44 vjeç, të cilët u ndaluan nga policia.

Prokuroria nga ana e saj po kryen lëvizje për të sekuestruar të gjitha pasuritë e krijuara nga droga, por ka dyshime se Lorenc Xhaferi, një pjesë të mirë të pasurive, përfshirë edhe një hotel “Florence” me vlerë 4 deri në 5 milionë euro në Lungomare, t’i ketë ngritur në aktiviteti kriminale jashtë vendit, jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në fushën e prostitucionit.

Në të njëjtën kohë forcat e policisë zbarkuan edhe në fshatin Kropishtë të Selenicës, ku brenda një stani gjetën jo panoramën e vilës së mbushur me bimë kanabisi gati për tu korrur, por kryesisht mbetje kanabis sativa të tharë dhe pajisjet që ishin dashur për kultivimin. Në këtë rast, trafikantët duket se e kanë kryer misionin deri në daljen në treg të kanabisit. Pronari i ambientit, Dritan Koçiraj  45 vjeç u arrestua dhe u shpall në kërkim vëllai i tij bashkëpunëtor, Përparim Koçiraj, 55 vjeç. 

 “U gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike cannabis sativa”- tha Muça. 

 Edhe në këtë rast, ata që kanë bërë një sy qorr ndaj aktivitetit kriminal janë një faturist, Niko Dhima 39 vjeç dhe përgjegjësi i grupit të elektricistëve të OSHEE më Vlorë, Florjan Çaushaj, 34 vjeç.

*Raportuan për Shqiptarja.com dhe Report Tv gazetarët Armand Xhelili dhe Sokol Dema

Ora 11:22
Vila luksoze në Vlorë ku u zbuluan 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike, ruhej nga kamera sigurie

Vila Luksoze në Vlorë ku u zbuluan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike ruhet nga kamera sigurie.

Banesa në pronësi të Lorenc Xhaferrit i cili është shpallur në kërkim, kishte elementë të lartë sigurie, duke nisur që nga kamerat që vëzhgonin çdo gjë jashtë objektit dhe portat e larta që e rrethonin.

Ora 11:21
Kultivonte kanabis në vilën luksoze, nisin procedurat edhe për sekuestrimin e hotelit të 42-vjeçarit në Lungomare! Dyshohet se merret me prostitucion

 

Policia e Vlorës ka sekuestruar tashmë vilën e 42-vjeçarit Lorenc Xhferri, në të cilën u gjetën të përshtatura dy kate për kultivim të kanabis sativa. Burime nga blutë bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema se kanë nisur proceduarat për sekuestrimin edhe të një hoteli me vlerë 4-5 milionë euro në pronësi të tij në zonën e Lungomares, hotel “Florence”, i cili ka dyshime se është ngritur si rezultat i aktiviteteve kriminale të Xhaferrit. Sekuestro pritet të bëhet referuar ligjit “Antimafia”. Dyshimet e policisë janë se Xhaferri ka kryer aktivitet kriminal në fushën e prostitucionit jashtë territorit të vendit, ndërsa në Shqipëri nuk ka pasur të regjistruar asnjë procedim.

Ora 11:09
‘Pse punon tokën afër pronës time’, si degradoi sherri mes dy personave në Vlorë që solli zbulimin e ‘shtëpisë së barit’

Detaje të reja janë mësuar nga konflikti i djeshëm në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë që më solli zbulimin e një vile luksoze në Lorenc Xhaferrajt ku kultivoheshin lëndë narkotike. Mësohet se i plagosuri, 40 vjeçari Dëfrim Pashaj ka qenë duke punuar tokën pranë shtëpisë autorit të ngjarjes, Ledjon Zahaj.

Ky i fundit i ka kërkuar llogari përse po punonte tokën pranë banesës së tij dhe pas një konflikti fizik mes tyre, Zahaj ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj 40 vjeçarit duke e lënë të plagosur.

Më pas kontrollet e policisë kanë zbuluar se pranë shtëpisë së Ledjon Zahajt ishte edhe vila luksoze e kunatit të tij, Lorenc Xhaferrajt, ku ishte përshtatur kultivimi i bimëve narkotike.

Ora 10:53
Operacioni kundër shtëpive të barit në Vlorë, në pranga edhe 4 faturistë të OSHEE-së

1676020995_finalprojekt.00212313.Still020.jpg

Nga operacioni anti-kanabis në Vlorë, mes 6 të arrestuarve, 4 janë punonjës të OSHEE-së. Konkretisht janë arrestuar, Niko Dhima, 39 vjeç me detyrë faturist dhe Florjan Çaushaj me detyrë përgjegjës i grupit të elektricisteve Edmond Begaj, elektricist dhe Gentjan Metushi, faturist.

Ora 10:22
Kishin kthyer vilën në shtëpi bari, kush janë 6 të arrestuarit në Vlorë dhe të shpallurit në kërkim

1676020873_finalprojekt.00214204.Still016.jpg

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në Vlorë dhe ka vënë në pranga 6 persona, ndërsa dy janë shpallur në kërkim, pasi kishin përshtatur vilat për kultivimin e kanabisit.

Në pranga në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj.

Ndërsa në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.

 

Ora 10:20
Si fshihej droga në vilën luksoze në Vlorë! Pamjet e operacionit që çoi në pranga 6 persona, 2 ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi

 

Këto janë pamjet e operacionit anti-kanabis në Vlorë, ku u zbuluan 2 ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndës narkotike në një vilë luksoze. Forcat blu arritën ta zbulonin pas një tentative vrasje dhe cuan në pranga 6 persona.

Ora 10:18
Operacioni anti-kanabis në Vlorë/, 534 rrënjë kanabisi në dy shtëpi bari, 6 persona të arrestuar! Mes tyre 4 punonjës të OSHEE

 

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë dhe Selenicë ku u zbuluan dy shtëpi bari. 6 persona janë arrestuar, mes tyre 4 punonjës të OSHEE. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy persona.  

Mësohet se si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/02/2023 00:10

    Tani cdo vile luksoze me kamera e mure te larte duhet pare si potencialisht e lidhur me aktivitete kriminale,policia nuk ka pse te prese denoncimet e ndonje elektricisti apo faturisti qe i ka mbetur akoma nje pike integriteti per te reaguar.S.d.q.,ne rastin e mesiperm me intrigon shkaku qe coi ne zbulimin e droges,perse zoteria u nervozua sa beri plagosje me arme te komshiut? Demtimi i mundshem gjate punimit te tokes i kabllove nentokesore,apo ndonje tunel nentokesor?

    Përgjigju
  • Brokaj: 10/02/2023 19:41

    Shteti te kaloj ne konfiskim te gjithe pasuris te ketyre trafikantve qe u ben me hotele dhe vila nga 2 milion euro pa punuar nje dit

    Përgjigju
    • A. N.: 11/02/2023 00:17

      Shteti po mundohet qe te beje amnisti per keta ne menyre qe ti kete miq dhe jo armiq.

  • Flori: 10/02/2023 15:28

    Po ky person vete gomone sa niste tek akademia me ashash ne bashkepunim me policin kur ishte drejtor polici i famshem leard cela qe mbuloj gjitha krimet qe u bene ne vlore dhe i lidhur me bandat dhe te gjitha kamerat ku ishin filmuar vrasjet qe jane bere i prishi shikojani pasurin hotel 800 mije euro te blere vile te tille behen me pune jo

    Përgjigju
  • Petrit: 10/02/2023 12:31

    Sekuestrimi i cdo prone te fituara nepermjet krimit do te ishte gjeja e duhur,

    Përgjigju
    • Or tej: 10/02/2023 16:23

      Fluturon gomari or teeeejjjjj

  • Kokuqi: 10/02/2023 12:22

    O zoti drejtor i policis ju mire beni po nuk po zbardhni asnje vrasje asnje asnje te zhdukur asnje pengmarje asnje nga bandat qe keni aty kapet ata me mina po pse si late te kapnit dhe kush do ti blinte se mbase dilte ndonje krim

    Përgjigju
  • Alb: 10/02/2023 11:39

    Kjo ashte indostrija shqiptare. Mush burgjete saka ma vene.

    Përgjigju
  • Qytetar: 10/02/2023 10:52

    Vilën e madhe ne Vlore shteti duhet ta sekuestroj dhe ta kaloj ne varesi te Ministris se Shendetsis dhe kthimin e saj ne nje ambjent rezidencial per moshen e trete. Ka me qindra Vila te tilla qe jane ndertuar me para droge korupsioni dhe prostitucioni, te tilla ambjente duhen sekuestruar dhe te vihen ne sherbim te sherbimit social shteteror,ne kete menyre goditet krimi por dhe shteti nuk shpenzon per ndertimin e ketyre godinave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?