VIDEO/ Operacion anti-drogë, zbulohen 773 bimë kanabisi të kultivuara në malësinë e Krujës! Ende s'dihen autorët

29 Korrik 2023, 09:12| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 09:33

  • Share

Dronët kanë zbuluar 773 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella të malësisë së Krujës, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrollet e ushtruara në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 773 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  

Policia nuk arriti të identifikojë të dyshuarit për kultivimin e drogës dhe i referoi materialet në prokurori pa autor.Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.                 

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kroi i pastër.: 29/07/2023 13:00

    Mirë që i gjeni bimët me pak kujdes iafroheni personave p.shmjetet,lokalet,sasia dhe lloji i turistave apo dhe i vizitorëve, kalojani një herë të vetme Sherlo A.H.e Shkencëtarit Karamuça.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?