Kronikë

Vendosnin gjoba dhe shpërndanin drogë, Policia e Tiranës aksion te Liqeni i Thatë! 5 të shoqëruar

12 Prill 2021, 16:32| Përditesimi: 12 Prill 2021, 22:10

  • Share

TIRANË- Një operacion anti-drogë është duke u zhvilluar në zonën e Liqenit të Thatë.

Nga sa raportohet deri më tani bëhet fjalë për vënien në pranga të shpërndarësve të drogës në doza. 5 persona janë shoqëruar, teksa dyshohet edhe për gjobëvënie.

Këto janë informacionet e para që raportohen për këtë operacion, teksa priten të mësohen më shumë detaje në minutat në vijim. 

B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?