Foto ilustruese

Kronikë

Operacion anti-drogë në Lezhë, në një shtëpi të braktisur gjenden rreth 50 kg kanabis

28 Tetor 2021, 14:54| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 19:03

  • Share

Policia e Lezhës po zhvillon një operacion anti-drogë. Gjatë kontrolleve ka gjetur një sasi të konsiderueshme me kanabis në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë gjetur rreth 50 kg kanabis.

Aktualisht policia po kryen kontrolle si dhe po punon për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike. Operacioni vijon ende për zbulimin e sasive të tjera të drogës dhe vënien në pranga të personave përgjegjës, megjithatë ende nuk ka detaje nga operacioni.

Pak ditë më parë me urdhër të SPAK në qarkun e Lezhës u lëshuan 20 urdhër-arreste mes të cilëve edhe 5 efektivë policie. Bëhej fjalë për një grup që merrej me kultivimin e kanabisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Ky grup i kultivimit të kanabisit që u godit nga SPAK pas një hetimi 1 vjeçar, nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?