Kanabisi në Krujë

Operacion anti-drogë në Krujë, zbulohen 910 bimë kanabisi! Ishin kultivuar në zona malore dhe të pyllëzuara

3 Gusht 2023, 12:42| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 12:46

  • Share

Rreth 910 bimë kanabis janë asgjësuar nga uniformat blu, pasi u gjetën të kultivuara në zona të thella të malësisë së Krujës. Kultivuesit e tyre nuk dihen ende.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 34-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 910 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.    

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 973 bimë narkotike kanabis.   

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?