Foto ilustruese

Operacion anti- kanabis në Tepelenë/ Zbulohet sasi kanabisi gati për t'u mbjellë, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

21 Maj 2020, 08:33| Përditesimi: 21 Maj 2020, 08:38

  • Share

TEPELENË- Një operacion masiv anti- kanabis është zhvilluar në Tepelenë, ku është finalizuar me vënien në pranga të 3 personave. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se janë identifikuar sasi kanabisi gati për t'u mbjellë në fshatin Veliqot dhe Hormovë.

Burime të sigurta bëjnë me dije se janë arrestuar Albion Zhola nga fshati Veliqot Klerian Gjinushi nga fshati Hormovë dhe Eugen Xhebra, janë shpallur në kërkim Elidon  Zhola dhe Besije Xhebra, si dhe është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës, Zyrke Zhola.

Mësohet se në banesat e këtyre personave janë zbuluar një sasi kubikësh gati për t'u mbjellë. Për këtë rast është proceduar e kryeplakut në fshatin Veliqot, Vasil Xhebra. Ditën e djeshme, një operacion anti- drogë në Kukës u finalizua me arrestimin e 19 personave dhe shkatërrimin e një grupi kriminal. Mbjellja e kanabisit ka qenë një shqetësim të cilin e ka ngritur edhe kryeprokurori Olsian Çela gjatë raportimin vjetor në Komisionin e Ligjeve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?