‘Opera në Jeans’ ‘pushton’ Vlorën, mbi 2 mijë veta mbrëmë në sheshin e Marinës /VIDEO-FOTO

9 Korrik 2018, 10:58| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 11:45

  • Share

Orkestra, solistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe banda pop prezantuan mbrëmjen e djeshme koncertin “Opera Jeans” në sheshin e ish-akademisë së “Marinës” në qytetin bregdetar të Vlorës.  Sopranoja Vikena Kamenica interpretoi këngë greke, por edhe këngë të vjetra shqipe, si “Lule lule”, “Margjelo” etj.

Tenori Armaldo Kllogjeri, violinisti Nikola Kondakçi, violinistja Albana Leka, trompisti Xhino Daja dhe sopranoja Renisa Lacka, fituese e çmimit prestigjoz “Maria Callas” në Greqi, kanë bërë për vete publikun vlonjatë, që mbrëmjen e djeshme e kthyen sheshin e Marinës me më shumë se 2000 vende në amfiteatër.

Fishekzjarret e bën edhe më të festivë këtë aktivitet, në të cilin artistët e operës performuan live. Trupa e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Opera summer tour” gjatë verës do të jenë pranë turistëve edhe në qytete të tjera të vendit, si në amfiteatrin antik të Butrintit, në Durrës, në kalanë e Gjirokastrës, Sarandë dhe Durrës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?