'Open Balkan' mblidhet më 1 shtator në Beograd për tregtinë! Serbia e RMV heqin kufizimet, Shqipëria merr grurë e vaj

31 Gusht 2022, 16:26| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 22:31

  • Share

Takimi i radhës i Open Balkan më 1 shtator në Beograd, pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Marrëveshja zhbllokon plotësisht tregtinë mes shteteve të Open Balkan, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut vajin.

 “Marrëveshja do të firmoset nesër në Beograd për ngritjen e një mekanizmi të garantimit ushqimit, për të mbajtur tregtinë e hapur, pa ndërprerje pa caktuar asnjë tavan siç ka ndodhur në muajit e kaluar. Marrëveshje e një tregtie të lirë dhe të pacenuar nga Lufta në Ukrainë. Marrëveshja thellon më tej bashkëpunimin mes vendet dhe krijon më shumë siguri për qytetarët e Ballkanit të Hapur”, tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Gjithashtu, ditën e nesërme Ballkani i Hapur do të organizojë panairin e parë që mbahet për kulturën mes vendeve që janë pjesë  e nismës. Në panair pritet të marrin pjesë 26 ekspozues nga Shqipëria, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë panair, përveç vendeve-anëtare të Ballkanit të Hapur, do të priten ekspozues edhe nga Kroacia, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Bosnja e Hercegovina por edhe vende të tjera.

Më 8 qershor në Ohër u mbajt samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, ndërsa pjesë morën edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si edhe Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija. Në atë takim nuk mori pjesë vetëm Kosova. 

Ora 17:55
Hungaria dhe Turqia do të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd

1661961703_uhuh.JPG

Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia. Ata do të jenë në Serbi më 2 shtator.

Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija./REL

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?