‘Open Balkan’/ Gazetari Rexha: Rama do kujdeset që vizita e Vuçiçit të kalojë pa incidente! Analisti Spahiu: Protestë personale e Berishës, do të fitojë pikë para SHBA-së

20 Dhjetor 2021, 13:13| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 13:36

  • Share

Takimi që do të zhvillohet në Tiranë në kuadër të nismës së ‘Open Balkan’, mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka ngjallur reagime edhe në Kosovë. Duke u ndalur te protesta kundër Vuçiç në Tiranë, gazetari nga Kosova, Xhemal Rexha tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, se sipas mediave serbe, kryeministri Edi Rama po përgtitet që vizita e presidentit serb të shkojë pa incidente.

‘Tani siç e dini shumica dërrmuese e mediave në Serbi janë pro Vuçiç dhe janë anti-shqiptare. Vihet në dyshim siguria e presidentit Vuçiç. Sipas mediave serbe Rama do kujdeset që vizita e Ramës të kalojë pa ndonjë incident.’- tha Rexha.

Nga ana tjetër Rexha, tha se në Kosovë ka një konsensus të gjerë, mes opozitës, mazhorancës e opinionit publik, kundër nismës për Balkani i Haur, pasi nuk duan që të zëvendësohet procesi i Berlinit.

'Ka një konsensus në Kosovë që është mbizotëron mendimi që është kundër Balkanit të Hapur, e gjithë edhe opozita dhe opinioni i publik. Ka një konsensus që Kosova nuk ka nevojë të bëhet pjesë e një procesi të tillë.  Kosova nuk do të që të zëvendësohet Procesi i Berlinit, pasi është një tentim për të rehabilituar figurën e Serbisë dhe Vuçiç. Insistimi i vazhdueshëm i Serbisë për të destabilizuar Kosovën, është një ide që shkon në favor të Serbisë. Përfituesja më e madhe do të ishte Serbia edhe sa i përket ekonomisë.’- tha Rexha.

Ndërsa analisti, Nexhmedin Spahiu tha se Vuçiç dhe Rama po sfidojnë hapur SHBA-në, megjithëse këto të fundit e kanë bërë të qartë, se nuk e mbështesin. Madje, Spahiu tha se këtë po e shfrytëzon edhe Sali Berisha, për t’u treguar amerikanëve se ai është aleati kryesor i tyre.

‘SHBA janë për një Ballkan të Hapur, por të gjitha vendet të shkojnë një herësh. Kjo pasi vë në pozitë inferiore vendet që nuk janë dhe kryesisht vendet me të cilat Serbia ka probleme. Këto po sfidohen nga Vuçiç dhe Rama. Ky është një sfidim, që Beogradi zyrtar po i bën politikës së perëndimit në Balkan. Këtu dëshiron t’i tregoje amerikanëve se ai është aleati kryesor i tyre dhe nuk duhet të hedhin në koshin e plehrave. Sa më shumë protestues të ketë sot në Tiranë roli i Berishës po do të ngrihet edhe në sytë e amerikanëve. Interesi strategjik i Shqipërisë nuk është që të bëjë politika të cilat i kundërvihen politikave perëndimore në Ballkan.’- tha Spahiu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Afbëri: 20/12/2021 20:38

    Spahiu është pro serb i shquar !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?