ONM kërkoi shkarkimin e kryetares në detyre të GJKKO, Irena Gjokës, KPA lë në fuqi konfirmimin e KPK-së

14 Qershor 2022, 09:18| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 09:58

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) duke konfirmuar në detyrë, gjyqtaren Irena Gjokën, aktualisht me detyrë kryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

"Kolegji e gjen të drejtë vendimin e KPK që konfirmon në detyrë subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka e për pasojë duhet të jetë në fuqi" lexoi vendimin kryesuesi i trupit gjykues Sokol Çomo

Kolegji tha se gjyqtarja ka arritur në nivel të besueshëm të pasurisë, në nivel të besueshëm kontrollit të figurës dhe profesionalitetit.

Gjoka u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, në shkurt të vitit 2020. Por, Komisioneri Publik në atë kohë, Dariel Sina, i cili më vonë u zëvendësua nga Komisionerja Irena Nino kërkojnë shkarkimin e gjyqtares Gjoka.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Që prej dhjetorit të vitit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 14/06/2022 10:33

    KPA dhe KPK konfirmojne ne detyre ata qe paguajne,kjo tashme dihet, shyqyr qe kemi Omn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?