Omicron, OBSH: Vaksinimi i detyrueshëm zgjidhja e fundit! Kancelari gjerman: Do shkojmë te vaksina me detyrim

13 Janar 2022, 16:58| Përditesimi: 13 Janar 2022, 17:02

  • Share

Në një kohë që OBSH paralajmëron qeveritë, duke vënë në dukje se vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë “zgjidhja e fundit” gjatë pandemisë, kancelari gjerman Olaf Scholz duke mbrojtur politikat e qeverisë së tij, paralajmëron për një të ardhme të vaksinimit të detyrueshëm .

“Shumë persona që hezitojnë të bëjnë vaksinën duhet të marrin përgjigje rreth pyetjeve të tyre”, tha drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan.

Ryan bëri thirrje që autorizimet e vaksinave të jenë të qarta dhe të kufizuara në kohë. “Ato gjithashtu duhet të shoqërohen me një sqarim ku komunikohet rreziku i tyre”, shtoi ai.

Kurse në seancën e tij të parë të pyetjeve drejtuar qeverisë federale nga deputetët e Bundestagut, kancelari gjerman, Olaf Scholz, mbrojti politikën e koronas të koalicionit qeveritar

Qëllimi është të bëhen një milion vaksina në ditë, shpjegoi Scholz-i. Më tej, kancelari konfirmoi se i përmbahet futjes së një detyrimi të përgjithshëm vaksinimi.

Por Kryetari i grupit parlamentar të AfD-së në Bundestag, Tino Chrupalla, e kritikoi vazhdimin e vendosjes së vaksinimit të detyrueshëm. Sipas tij, kjo errëson problemet reale të Gjermanisë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?