Omicron/ Britania e Madhe heq nga lista e kuqe vendet e Afrikës

14 Dhjetor 2021, 21:44| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 21:45

  • Share

Britania e Madhe ka hequr nga lista e kuqe 11 vendet e Afrikës. Tashmë udhëtimet do të lejohen edhe në: Angola, Botsvana, Sëaziland, Lesoto, Malavi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut, Zambia dhe Zimbabve.

Këtë vendim ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid e argumentoi me faktin se Omicron tashmë është përhapur pothuajse në të gjitha vendet e botës, madje dhe në Britani janë identifikuar rastet e para.

"Tani që Omicron është edhe në Britaninë e Madhe, por është përhapur gjerësisht në të gjithë botën, lista e kuqe e udhëtimeve tani është më pak efektive në ngadalësimin e përhapjes së Omicron”, tha ai.

Ndalimi i udhëtimeve me vendet e Afrikës u vendos në muajin nëntor pasi për herë të parë u zbuluar varianti i ri COVID, Omicron.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?