Olympiacos feston me tifozët

Olympiacos fiton 2-1 në Europa League, West Ham zhgënjen në transfertë (VIDEO)

26 Tetor 2023, 21:16| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 21:17

  • Share


Në "Georgios Karaiskakis" të Athinës, Olympiacos fitoi 2-1 me West Ham në raundin e tretë për grupin A të Europa League. Skuadra greke shënoi dy gola në pjesën e parë me Fortounis në të 33 minutë dhe Rodinei në minutën 45+1. Për anglezët shkurtoi Paqueta në minutën e 87, duke mos pasur kohë për reagim. Me këtë sukses Olympiacos shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e tretë në grup, ndërsa West Ham me gjashtë pikë (njëjtë sa Freiburg) qëndron në krye.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Roma, Leverkusen dhe Liverpool bindin në Europa League, West Ham 'bie' ndaj Olympiacos! Atalanta ngec me Gjimshitin në fushë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?