Olta Gixhari në pritje të ëmbël, ja dhurata domethënëse që i ka bërë bebit

2 Shkurt, 09:25| Përditesimi: 2 Shkurt, 09:26

  • Share

Nismës së mbjelljes së pemëve në kryeqytet i është bashkuar edhe aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zgjedhur të mbjellë një pemë ulliri, e cila personifikon jetëgjatësinë, për bebin që po pret të vijë në jetë.

Këtë e bëri me dije kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i uron qytetarëve një muaj të mbarë dhe i fton ata ta kthejnë shkurtin në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.

"26.273 pemë të mbjella në Janar. Olta Gixhari dhe Amari i vogël zgjodhën t’i bëjnë bebushit dhuratën më të bukur dhe më simbolike, mbjelljen e një peme ulliri.

Duke ju uruar një muaj të mbarë, ju ftoj ta kthejmë shkurtin në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?