Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi

Oliver Varhelyi në Tiranë, komisioneri për zgjerim i BE nesër takime me krerët e shtetit dhe fjalë në Parlament

6 Tetor 2020, 09:05| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 09:19

  • Share

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Tiranën në ditën e mërkurë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca lajmëron se komisioneri Varhelyi do t'i drejtohet Parlamentit.

Ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Mësohet se Komisioneri Oliver Varhelyi do të flasë edhe në Kuvend. 

Komisioneri për Zgjerim do të takojë gjithashtu edhe drejtuesit e vettingut.

"Oliver Varhelyi  do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore WB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë - në orën 7.10 pasdite, ku do t'i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin  e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut", shkruan Soreca.

Vizita e tij vjen në një kohë kur politika është në mosmarrëveshje, ndërkohë që dje Parlamenti votoi me 97 vota pro ndryshimet në kodit Zgjedhor, për të cilën ambasadorët u shprehën të keqardhur, pasi nuk arritën në një konsensus përpara votimeve në Kuvend. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?