Skena e Amfiteatrit të Liqenit Artificial

Olen Cesari në Tiranë, sonte në mbrëmje përurohet Amfiteatri i Liqenit Artificial

30 Maj 2018, 11:54| Përditesimi: 30 Maj 2018, 12:15

  • Share

Një spektakël fantastik i shoqëruar me surpriza do të startojë në përurimin e Amfiteatrit të Liqenit Artificial të Tiranës e organizuar nga Bashkia e Tiranës për qytetarët artdashës.Mbrëmja e sotme do të startojë nën tingujt e Olen Cesarit. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.

Mbrëmja artistike do të vijojë gjithashtu edhe në ritmet e muzikës së këngëtarëve e artistëve shqiptarë.  Nën dirigjimin e Noorman Widjaja, interpretojnë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Shkolla Kombëtare e Baletit si dhe Kori i T.K.O.B. & balerinë solistë.

Me pjesëmarrjen e solistëve, artistë të shquar të skenës shqiptare dhe primibalerinëve të Teatrit Kombëtar të Athinës.

I ftuar special Olen Çezari.

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë në skenën e Amfiteatrit të Tiranës, ju mirëpresin...
Amfiteatri i Tiranës është skena më e re dhe më e madhe që i shtohet kryeqytetit me një kapacitet prej 1522 vendesh. I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të qytetit në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Projekt-ideja si dhe vendndodhja e Amfiteatrit (Teatrit të Hapur) u hodh nga arkitektja Valentina Pistoli në 1957 dhe u ndoq nga një grup inxhinierësh bullgarë të kryesuar nga arkitekti Zheko Zhikov në vitin 1961. Projekti iu besua inxhinierit Temo Vito në 1973 dhe realizimi u mor përsipër nga Kantieri i Ndërtimit “21 dhjetori” duke iu përshtatur gjelbërimit te zonës, pjerrësisë natyrale të kodrinës dhe ruajtjes së gjithë strukturës së tokës.

Objekti, i pajisur edhe me skenën, podiumin, dhomat e zhveshjes së artistëve, gjithashtu edhe me sallën teknike nga ku projektohet në skenë, u inaugurua në pranverën e vitit 1974, duke u kthyer në arenë aktivitetesh. Pas viteve ‘90 fama e tij erdhi duke u zbehur, jo vetëm në repertorin e aktiviteteve, por edhe në mirëmbajtjen fizike. Ulëset prej betoni u degraduan nga viti në vit duke shkuar drejt rrënimit. Bashkia e Tiranës, pasi testoi për dy vjet rresht interesin e publikut me aktivitete të shumëllojshme, nisi rehabilitimin rrënjësor të tij në vjeshtë të vitit 2017.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?