Olen Cesari nga suksesi te kalaja e Ali Pashës, të shtunën në Himarë! Festivali i Porto Palermos, muzikë cilësore dhe humor në shëtitore!

18 Gusht 2023, 18:16| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 20:35

  • Share

Magjia e Festivalit të Porto Palermos, pas suksesit në Kalanë e Ali Pashës, nën udhëheqjen e Olen Cesarit vijon në ambient të hapur.

Mbrëmjen e 19 gushtit shëtitorja e Himarës do të shndërrohet në një skenë koncertore, ku virtuozi i violinës Olen Cesari do të shoqërohet në performancën e tij nga International Clandestine Orchestra.

Muzikë cilësore dhe humor i përzgjedhur. Këngëtarët Marsela Çibukaj dhe Dren Abazi premtojnë se me interpretimet e tyre do t’i dhurojnë publikut një festë ritmike me tinguj e poezi.

Dhe natyrisht të qeshurat janë të garantuara me aktorin Gaz Paja.

Nga 14 korriku në 12 gusht Cesari në promovim të artit e mbrojtje të ekosistemit, mblodhi në Kalanë e Ali Pashës, emrat më të mirë të muzikës, showt e teatrit, brenda e jashtë vendit, duke e bërë edhe këtë herë Festivalin e Porto Palermos, një edicion suksesi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?