Selia e OKB-së

Bota

OKB-ja miraton rezolutën ‘historike’ që siguron drejtësi për të mbijetuarat e përdhunimit

4 Shtator 2022, 13:47| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 13:51

  • Share

Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi të premten një rezolutë kundër sulmeve seksuale. Kjo rezolutë siguron qasjen në drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale. Votimi i kësaj rezolute, e cila konsiderohet si historike, u mirëprit me britma gëzimi dhe duartrokitje nga audienca.

Në këtë dokument të miratuar me konsensus, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u kërkon shteteve të sigurohen që viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore të gjejnë drejtësi, si edhe të sigurojnë korrigjimin dhe dëmshpërblimin brenda kornizës së ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo është hera e parë që OKB-ja miraton një rezolutë të pavarur që lidhet me përdhunimin, në kohë paqeje, sipas Amanda Nguyen, themeluese e një OJQ .

“Ajo që po u kërkojmë njerëzve nuk është vetëm të kuptojnë se stigma e përdhunimit është diçka që duhet hequr, por edhe të shikohen në pasqyrë dhe të pyesin: çfarë keni bërë për këtë”, tha Nguyen.

Një ekspozitë në selinë e organizatës në Nju Jork me titull “Çfarë kishe veshur?” qëndroi për ditë të tëra e hapur për të theksuar se veshja e viktimës nuk duhet të ketë asnjë ndikim në hetimet për përdhunim. Pantallona të shkurtra, fustane, madje edhe rrobat e banjës së një vajze të vogël u ekspozuan në 103 manekine në sallën e selisë së OKB-së nga mesi i korrikut deri të premten.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?