Varrimi i gazetares Shireen Abu Aqla

Bota

OKB-ja dënon vrasjen e gazetares së Al Jazeera në Palestinë: Të nisë menjëherë hetim

14 Maj 2022, 13:20| Përditesimi: 14 Maj 2022, 13:22

  • Share

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar vrasjen e gazetares të Al Jazeera, Shireen Abu Aqla dhe bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për vdekjen e saj. Përmes një deklarate, Këshilli i Sigurimit tha se anëtarët e tij kërkuan "një hetim të plotë, transparent, të drejtë dhe të paanshëm për vrasjen e gazetares.

Gazetarja e Al Jazerras humbi jetën dy ditë më parë pasi u qëlluan nga autoritetet palestineze në rrethana ende të paqarta. Vdekja e saj ka shkatuar shumë zemërim. Gjatë funeralit të gazetares, një ditë më parë, ka pasur trazira, pasi policia ka goditur të pranishmit që ishin grumbulluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares.

Arkivoli i saj pothuajse ra, kur policia e cila po përdorte shkopinj gome, u fut në një turmë palestinezësh duke i tentuar që t’i shpërndajë. Pas publikimit të lajmit për dhunën që ushtroi, policia tha se ndërhyri për shkak se u qëllua me gurë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?