Bota

OKB publikon sot raportin për ndryshimet klimaterike

9 Gusht 2021, 09:23| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 09:25

  • Share

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) , një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara brenda ditës së sotme do të publikojë një raport i rëndësishëm për çështjen e ndryshimeve klimaterike.

Studimi I cili do të publikohet ditën e sotme ka hulumtuar dhe studiuar më shumë se 14.000 punime shkencore.

Raporti do t'u sigurojë qeverive fakte të përditësuara mbi ndikimet aktuale dhe rreziqet e ardhshme të ngrohjes globale, duke treguar edhe njëherë domosdoshmërinë e ndërmarrjes së ndërhyrjeve të menjëhershme.

Raporti gjithashtu pritet të shqyrtojë sesi zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë do të ndikojnë në ritmin e ndryshimit të klimës gjatë dekadave të ardhshme.

Zëdhënësi i IPCC, Jonathan Lynn tha se tashmë “gjithnjë e më shumë mund të themi se deri në çfarë mase ndryshimet klimatike janë përgjegjëse për ngjarjet ekstreme të motit, fatkeqësitë natyrore."

Samiti i ardhshëm në Skoci po cilësohet si takimi më i rëndësishëm mbi krizën klimatike që nga samiti i Parisit 2015.

Rreth 200 vende e nënshkruan në marrëveshjen historike të klimës në Paris, e cila synon të vendos nën kontroll ngrohjen globale.

Hera e fundit që IPCC , ka studiuar efektet e ngrohjes globale ishte në 2013 dhe shkencëtarët besojnë se kanë mësuar shumë që nga ajo kohë. Vitet e fundit, bota ka parë temperatura rekord, zjarre të tmerrshme dhe përmbytje shkatërruese.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?